Chelsea është në prag të nënshkrimit me mbrojtësin e Real Madridit, Danilo.
Sipas The Mirror, Danilo pritet të transferohet në perëndimin e Londrës për një shifër prej 28 milionë funteve.
Trajneri Antonio Conte thuhet se ka arsye për gëzim tani pasi klubi thuhet se ka arritur marrëveshje më parë edhe me mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko.
Javën e kaluar, Blutë e Londrës gjithashtu përfunduan nënshkrimin e Antonio Rudigerit nga Roma.
Dhe Danilo mund të jetë përforcimi i ardhshëm pas paraqitjes së një oferte prej 28 milionë funteve në Real Madrid.
Conte dëshiron që marrëveshja të bëhet javën e ardhshme kështu që ai të mund të bashkohet me lojtarët në turneun e tyre në Azi. /Telegrafi/