Telegrafi

Gjigantët spanjollë e duan Payetin

Njëri ndër lojtarët më hit të këtij viti është Dimitri Payet i West Ham.

Francezi i ardhur nga Marseille ka arritur të bind të gjithë për aftësitë e tij në sezonin e parë në Ligën Premier.

Ai deri më tani ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë nëntë asistime.

Kjo performancë e tij nuk ka rënë pa u vënë re nga gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid.

Pritet një verë e nxehtë për dy skuadrat e mëdha, pasi kanë shumë objektiva të njëjtë në afatin kalimtar. /Telegrafi/