Shfaqjet mbresëlënëse të Marko Pjaca me Kroacinë, i ka dhënë interes nga skuadrat e mëdha italiane, Interi, Fiorentina dhe Roma
Anësori sulmues 21-vjeçar ishte në mesin e lojtarëve që shkëlqeu në fitoren e vendit të tij ndaj gjigantëve të Spanjës, dhe tani do të përballet në raundin e 16 me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Shfaqjet e tij kanë rezultuar në një interes të rritur nga klubet italiane në tregun e transferimeve.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadra e Fiorentinas do të përpiqet me çdo kusht të nënshkruajë me sulmuesin pas Euro 2016. Interi dhe Roma besohet gjithashtu që janë duke mbajtur sytë te lojtari, ndërsa Bologna, që u përpoq të marr atë në janar, nuk është më në garë janë.
Çmimi i lojtarit besohet të jetë rreth 20 milionë euro, pasi klubi i tij, Dinamo Zagreb tashmë ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë euro nga një klub i Ligës Premier. /Telegrafi/