Telegrafi

Gjigantët evropianë të bindur se Messi largohet nga Barcelona

Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e Lionel Messit te Barcelona.

Dy klubet evropian janë shumë të interesuara që të transferojnë yllin argjentinas në janar, apo ta marrin në verë edhe si lojtar i lirë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë afër të largohej edhe në verën e këtij viti nga Blaugranasit, mirëpo familja e lojtarit ndryshoi gjërat duke i kërkuar atij që të qëndronte.

Por, sipas asaj që raporton 90min, PSG e City janë të bindura se 33-vjeçari do t’i thotë lamtumirë Barcelonës me të përfunduar ky sezon.

Neymari po tenton ta bind atë që t’i bashkohet në Parkun e Princave dhe të luajnë së bashku, derisa në anën tjetër është Pep Guardiola që dëshiron ta ketë në Ligën Premier.

E ardhmja e Messit është ende e paqartë, mirëpo në qershor të vitit të ardhshëm do t’i skadojë kontrata dhe mbetet të shihet se ku do të përcaktohet që të vazhdojë të ardhmen. /Telegrafi/