Agjenti i sulmuesit të Palmeiras, Gabriel Jesus, ka konfirmuar se Juventus dhe Bayern Munich janë tash e sa kohë në vëzhgim të brazilianit.
Talenti 19-vjeçar ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje për klubin e tij këtë sezon dhe është duke u kërkuar nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.
“Mund të konfirmoj se Juventus kanë vëzhguar Gabrielin. Bayern Munich kanë ndërmarrë shumë hapa. Ata janë një klub i madh që është i interesuar për Gabriel. Të dy klubet kanë bërë lëvizje, por nuk ka pasur një ofertë zyrtare nga asnjëra”, ka zbuluar agjenti Christian Simoes për Calciomercato.
“Kam lexuar shumë thashetheme, por ne jemi duke pritur për oferta të vërteta dhe pastaj do të shohim, sepse për Palmeiras ai ka një vlerë shumë të madhe”, përfundoi Simoes. /Telegrafi/