Telegrafi

Gjigantët evropianë në garë të ashpër për Aouar

Juventusi ishte skuadra më e interesuar për yllin e Lyonit, Houssem Aouar, por tani përballet me konkurrencë të fortë nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Bianconerët kanë qenë të lidhur me mesfushorin për ca kohë, me presidentin Jean-Michel Aulas që ka pranuar se ai mund ta shiste lojtarin te Zonja e Vjetër.

Sidoqoftë, Corriere dello Sport raporton se kampioni i Italisë pritet të përballet me konkurrencë të ashpër për Aouar.

Lexo po ashtu Juventusi e do Aouarin si alternativë e Pogbas

E përditshmja italiane shton se “sheikët” e PSG-së dhe Man Cityt janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin 21-vjeçar.

Lyoni është gati të shesë yllin e tyre, por thuhet se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën vlerën e 70 milionë eurove.

Mesfushori ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar tetë herë. /Telegrafi/