Telegrafi

Gjigantët evropian të gatshëm të shpenzojnë për Sergi Roberton, Barcelona ia dhjetëfishon klauzolën

VITORIA-GASTEIZ, SPAIN - AUGUST 26: Sergi Roberto Carnicer of FC Barcelona duels for the ball with Oscar Romero of Deportivo Alaves during the La Liga match between Deportivo Alaves and Barcelona at Estadio de Mendizorroza on August 26, 2017 in Vitoria-Gasteiz, Spain . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Barcelona ka bërë një gabim me klauzola ku humbën sulmuesin brazilian Neymar për 220 milionë euro.

Shumica e futbollistëve të gjigantit katalunas kanë klauzola që mund të paguhen nga skuadrat tjera evropiane.

Mbrojtësi spanjoll Sergi Roberto ka një klauzolë të vogël vetëm 40 milionë euro dhe Barcelona është alarmuar tani.

Lojtari është pjesë e rëndësishme e klubit që dëshiron të vazhdojë kontratën deri në vitin 2022.

Sergi Roberto ka dalë në skuadrën e parë nga akademia e Barcelonës (Foto/Getty Images)

Sipas Mundo Deportivos, klubi katalunas i ka dërguar agjentit të lojtarit Josep Maria Orobitg propozimin për kontratën e re.

Barcelona pritet t’i vë klauzolë largimi prej 400 milionë eurove duke blindur kësisoj yllin e tyre.

Juventus, Manchester United dhe Manchester City janë skuadrat shumë të interesuara për reprezentuesin spanjoll.

Kujtojmë që Roberto është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga viti 2010, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2019. /Telegrafi/