Pas shkëlqimit në fillim të edicionit, skuadra franceze është duke synuar që ta lidhë të ardhmen e lojtarit me Parc des Princes.
Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe ka shkëlqyer në fillim të këtij edicioni, dukë tërhequr interesum nga Manchester Untied, Chelsea dhe Liverpool.
21 vjecari është një nga pesë lojtarët që trajneri Unai Emery ka përdorur më shumë që nga arritja e tij në Paris, dhe ka përmbushur të gjitha detyrat pa problem.
Por ai ende nuk ka marrëveshje me skuadrën nga Parc des Princes për të ardhmen, gjë që ka bërë skuadrat tjera të synojnë transferimin e tij.