Arsenali ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të Barcelonës, Alejandro Balde.
Diario Sport raporton se The Gunners dhe Newcastle United kanë pyetur për mundësinë e transferimit të lojtarit.
Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar ka depërtuar në ekipin e parë të Barcelonës, pasi ka dalë nga akademia La Masia dhe është bërë një lojtar i rregullt në skuadrën e trajnerit Xavi në La Liga.
Megjithatë, paraqitjet e tij në Spanjë duket se kanë rënë në sy të klubeve të Ligës Premier, me Arsenalin dhe Newcastlen të prirur për të testuar nëse Barcelona do të ishte e gatshme të shesë një nga asetet e tyre të çmuara.
Dyshja e Ligës Premier janë inkurajuar të bëjnë një tentim për mbrojtësin e krahut me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në vitin 2024 dhe Barcelona është ende në thelb të krizës së tyre financiare. /Telegrafi/