E ardhmja e sulmuesit polak, Robert Lewandowski në Bayern Munich mbetet ende e turbullt, ndërsa interesim për të kanë shfaqur skuadrat e mëdha angleze.
Sipas gazetës gjermane Bild, ambiciet e larta të Lewandowskit po fillojnë të bëhen një problem te Bavarezët.
Ylli i sulmit, i cili mbush 29 vjeç në gusht, dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve përpara se të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Por, thuhet se ai beson se Bayerni nuk ka më kualitet për të konkurruar për titullin më të lartë të Evropës për klube pas largimeve të Philipp Lahm dhe Xabi Alonso.
Kështu, Chelsea dhe Arsenali kanë treguar interesim në shërbimet e polakun kohëve të fundit, në rast largimi nga Bayerni.
Megjithatë, agjenti i tij Cezary Kucharski, javën e kaluar ka deklaruar se një largim është shumë i vështirë.
“Gjithmonë kam thënë dhe jam ende i të njëjtit mendim, se Bayern Munich janë klubi më i mirë për zhvillimin e karrierës së tij. Mendimi im nuk ka ndryshuar, as sot as dje”, ka thënë Kucharski. /Telegrafi/