Telegrafi

Gjigantët anglezë i ndërhyjnë Interit në transferimin e Karamoh

Interi përballet me konkurrencë nga Arsenali dhe Tottenham Hotspur për anësorin e talentuar francez të Caen, Yann Karamoh.

Mediumi italian Sky Sport Italia kishte besim se një marrëveshje ishte afër të mbyllet për talentin 19-vjeçar këtë javë.

Lexo po ashtu Interi afër transferimit të Karamoh

Megjithatë, mediumi britanik The Sun vë në dukje se Arsenali dhe Spurs të Ligës Premier tashmë kanë hyrë në konkurrencë për shërbimet e francezit.

Edhe pse Karamoh ishte i etur për të pranuar kalimin tek Interi, ai mund të lëkundet nga këto propozime të fundit nga anglezët.

Kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2018 dhe sezonin e kaluar ai kontribuoi me pesë gola me katër asistime në 35 paraqitje në Ligue 1. /Telegrafi/