Interi përballet me konkurrencë nga Arsenali dhe Tottenham Hotspur për anësorin e talentuar francez të Caen, Yann Karamoh.
Mediumi italian Sky Sport Italia kishte besim se një marrëveshje ishte afër të mbyllet për talentin 19-vjeçar këtë javë.
Megjithatë, mediumi britanik The Sun vë në dukje se Arsenali dhe Spurs të Ligës Premier tashmë kanë hyrë në konkurrencë për shërbimet e francezit.
Edhe pse Karamoh ishte i etur për të pranuar kalimin tek Interi, ai mund të lëkundet nga këto propozime të fundit nga anglezët.
Kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2018 dhe sezonin e kaluar ai kontribuoi me pesë gola me katër asistime në 35 paraqitje në Ligue 1. /Telegrafi/