Liverpooli dhe Tottenham Hotspur bënë oferta gjatë afatit kalimtar veror për portierin slloven, Samir Handanovic, por Interi janë gati për një rinovim të kontratës.
Portieri reprezentues i Sllovenisë tani është 33 vjeç dhe vesh fanellën e Nerazzurrëve që nga viti 2012.
Sipas FCInterNews.it, klubet e Ligës Premier, Liverpooli dhe Tottenhami kishin pyetur për Handanovicin gjatë afatit kalimtar të transferimeve të verës.
Megjithatë, Interi i refuzoi të gjitha propozimet, pasi ata synojnë të rinovojnë kontratën e tij, e cila përfundon në qershor të vitit 2019.
Marrëveshja e re do të vazhdojë deri në qershor të vitit 2020, praktikisht në momentin e daljes në pension të tij. /Telegrafi/