Telegrafi

Gjigantët anglezë largohen prej Ligës së Kampionëve! (Foto)

Një ligë në bazë vjetore ka tërhequr vëmendjen e drejtorëve të klubeve të mëdha evropiane.

Përfaqësuesit e pesë prej klubeve më të fuqishme të Ligës Premier janë takuar për të diskutuar rreth mundësisë që të largohen prej Ligës së kampionëve, shkruan The Sun.

Shefi ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, drejtori sportiv i Chelsea, Bruce Buck, shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, shefi ekzekutiv i Manchester Cityy, Ferran Soriano dhe drejtori sportiv i Liverpoolit, Ian Ayre janë takuar në hotelin Dorchester të Londrës, transmeton Telegrafi.

Gazeta britanike raporton se pesë klubet biseduan me biznesmenin amerikan, Stephen Ross rreth formimit të Super League evropiane, e cila do përbëhet kryesisht nga klubet elitare të kontinentit tonë.

Propozimi, në qoftë se do të rezultonte i suksesshëm, do të nënkuptonte fundin e Ligës së Kampionëve, ndërsa konkurrenca e re do të kufizojë mundësinë e klubeve të mëdha që mos të paraqiten në garat evropiane për klube pavarësisht performancës së dobët në kampionatet përkatëse, siç ishte rasti me Unitedin sezonin e fundit dhe me shumë gjasa vitin e ardhshëm mund të mos e shohin Chelsean dhe Liverpoolin në garat evropiane për klube. /Telegrafi/