Telegrafi

Gjiganti portugez kërkon transferimin e Hysajt, fillon bisedimet me agjentin e lojtarit

Elseid Hysaj është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin.

Mbrojtësi shqiptar nuk do të vazhdoj marrëveshjen me napolitanët dhe do të largohet në verë si transferim i lirë.

Edhe agjenti i tij, Mario Giuffredi ka konfirmuar se lojtari do të largohet si i lirë dhe se nuk do të vazhdoj marrëveshjen me Napolin.

Lajmet e fundit që vijnë nga Italia dhe Porutgalia, kanë raportuar për një interesim të gjigantit portugez Benficas për mbrojtësin shqiptar.

Kampioni i shumëfishtë i Portugalisë ka filluar bisedimet me agjentin e Hysajn për transferimin e Hysajt në elitën e futbollit portugez.

27-vjeçarit mund t’i pëlqejë aventura portugeze, pasi Benfica është një skuadër e madhe që luan rregullisht në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi për lojtarin interesim ka edhe nga skuadra tjera si nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Rusia. /Telegrafi/