Telegrafi

Gjetjet e Auditorit s’i merr parasysh askush (Video)

Shkelje të shumta e keqmenaxhim financash publike, që nga institucionet qendrore e deri tek ato lokale, kanë qenë gjetjet kryesore dhe të vazhdueshme të Auditorit të Përgjithshëm, raporton KTV.

Mirëpo, në të shumtën e rasteve ato kanë mbetur vetëm në nivel të publikimit, pasi që institucionet e drejtësisë kanë heshtur përball tyre.

Fidan Kalaja, nga lëvizja “FOL”, thotë se Prokuroria vazhdon të mos veprojë në rastet kur raportohet për dyshime të shkeljeve të shumta apo të keqmenaxhimit të financave publike.

Gjetjet e raporteve të auditorit, do të duhej të ishin me pasoja për keqpërdoruesit e financave publike e jo të amnistohen keqpërdoruesit, vlerëson organizata “Çohu”.

Çdo institucion ka edhe auditorë të brendshëm, por në mënyrën se si funksionojnë aktualisht, veprimtaria e tyre është krejtësisht jofunksionale, përcjell koha.net. Raportet e Auditorit të brendshëm madje nuk janë as të qasshme për opinionin e as për organizatat joqeveritare.