Një numër i madh i monedhave prej 20 funtesh, vlera e përgjithshme e të cilave llogaritet të arrijë deri në 465 mijë funte – u zbulua nga policia në Leicestershire.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kanë qenë autoritetet policore ato që kanë publikuar fotografi të parave të gatshme, së bashku me mesazhin: “Pas një kontrolli në një furgon, ne kemi konfiskuar mjaft para, të gjetura në pjesën e pasme të automjetit!”
“Ne vlerësojmë se ato arrijnë vlerën në rreth 465,000 paund. Shoferi është arrestuar dhe do të ketë disa shpjegime për të bërë”.
Por, ky akt i policisë britanike është përcjellë edhe me reagime qesharake në rrjetet sociale.
Njëri nga përdoruesit ka shkruar: “E kam lënë kuletën time në një furgon. A mund të ma ktheni, ju lutem?”. /Telegrafi/