Aktori i humorit, Sevdai Radogoshi ishte një prej personazheve të njohura që ka shprehur përkrahjen e tij publikisht për këngëtaren e Fifi, e cila ditën e djeshme u largua nga shtëpia e Big Brother VIP.
Pak para se të merrte vendimin që të largohen nga shtëpia e famshme, aktroi i humorit bëri një statusi në llogarinë e tij në Instagram.
“Fifi më e forta je. Vazhdo lojën, mos u dorëzo forca”, ka shkruar Radogoshi, sipër një imazhi ku shihet përkrah këngëtares.
Ndërsa, së fundi i ftuar në një emision në ATV, aktori ka komentuar ngjarjen e fundit në BBV, duke u shpreh se ai dhe bashkëshortja janë prekur nga largimi i saj.
“Unë i kam përcjellur, vetëm gjatë ditës se jam duke punuar, ajo është shumë e mençur, unë mendoi që do të ishte fituese nëse do të kishte vazhduar”, tha Radogoshi.
Tutje ai tha se bashkëshortja e tij ka qarë pas largimit të këngëtares.
“Unë jam duke punuar një komedi, e cila do të shfaqet në fillimi të dhjetorit, dhe kur erdha në shtëpi ia pash sytë gruas kuq duke qarë, ajo nuk qanë kurrë, kur e pyeta çfarë ka tha ka dalë Fifi nga Big Brother VIP, edhe mua mu mbushën sytë me lot”, tha tutje humoristi.
Kujtojmë që largimi i Fifit erdhi pasi ajo një ditë më herët u alivanos gjatë transmetimit ‘live’, dhe pas konsultimit me psikolog, ajo mori vendimin përfundimtar që të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP. /Telegrafi/