Site icon Telegrafi

Gjesti i Putinit në intervistë u shikua nga miliona njerëz, çfarë thotë eksperti i gjuhës së trupit për veprimin e tij

Presidenti rus Vladimir Putin është intervistuar për herë të parë nga një gazetar perëndimor, gjegjësisht nga gazetari Tucker Carlson.

Putin foli për çështje të shumta, përfshirë edhe për konfliktin e Ukrainës gjatë intervistës që u realizua në Moskë, transmeton Telegrafi.

Por, gjëja e parë që ra në sy ishte padyshim një veprim i presidentit që në fillim të intervistës.

Lexo po ashtu Çfarë tha Putini për ish-Jugosllavinë dhe bombardimin e Beogradit në luftën e Kosovës?

Ende pa filluar mirë bashkë-bisdemi, Putin hoqi orën e tij e vendosi në mënyrë delikate në tavolinë dhe më pas fërkoi kyçin e dorës për disa sekonda.

Por, çfarë kuptimi kishte ky veprim i tij?

Sipas një eksperti të gjuhës së trupit, gjesti i Putinit mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe strategjik.

Duke vepruar kështu, ai mund të jetë përpjekur të përcjellë një ndjenjë kontrolli dhe autoriteti mbi situatën, veçanërisht në lidhje me kohën e bisedës.

Vendosja e orës në tryezë mund të sugjerojë se Putini sinjalizoi se ai do të diktojë ose menaxhojë ritmin dhe kohëzgjatjen e intervistës.

Lexo po ashtu Putin zbulon bisedën sekrete që kishte pasur me Klintonin për NATO-n

Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se veprime të tilla mund të interpretohen në forma të ndryshme, dhe kuptimi mund të variojë nga konteksti, personi por edhe kultura.

Vlen të theksohet se intervista e Putinit u shikua nga miliona njerëz në kanalin e YouTube të gazetarit Carlson. Matje të tjera, ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/

Exit mobile version