Telegrafi

Gjesti i pamenduar i trajnerit anglez që e ktheu në legjendë (Foto/Video)

Derbi më i madh turk pa dyshim është ai në mes të Galatasaray dhe Fenerbahces.

Para 20 vitesh në prill të viti 1996, Graeme Souness që ishte trajner i Galatasaray në ndeshjen derbi të fituar për Fenerbahces në stadiumin e tyre kishte bërë një gjest që mund t’i kushtonte me jetë.

Ai pas finales së Kupës kishte marrë një flamur dhe e kishte ngulur mu në mes të fushës duke i bërë të irritohen tifozët vendas.

Ai pas këtij gjesti me vrap kishte vrapuar drejt zhveshtoreve pasi e kishte kuptuar gabimi.

 

Por edhe pse Souness kishte qëndruar vetëm një vit te Galatasaray ai është kthyer në idhull për tifozët vendas.

Vite më parë akti i tij u kujtua nga tifozët e Galatasaray me një koreografi fenomenale. /Telegrafi/