Site icon Telegrafi

Gjest për t’u admiruar, qytetarit nga Shkupi i kthehen mbi një mijë eurot e humbura në Han të Elezit

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njofton se me datën 17.11.2024 rreth orës 16:15, 41-vjeçari nga Podujeva F.Rrahimi, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit kishte gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato mjete menjëherë i kishte dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit.

Policia kishte dalë me njoftim dhe kishte kërkuar që të lajmërohet pronari/ja i vërtetë dhe t’i tërheqë paratë e humbura.

“Sot, datë 18.11.2024 në stacionin e policisë në Han të Elezit është paraqitur personi M.S , shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas procedurave të verifikimit, shikimit të kamerave të sigurisë i janë kthyer paratë e tij 1,010 euro, të cilat i kishin humbur”, ka deklaruar Policia e Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version