Gjermania ka njoftuar se ka reduktuar sasinë e importit të lëndëve djegëse fosile nga Rusia.
Kjo lëvizje e shtetit gjerman vjen vetëm disa ditë përpara se Bashkimi Evropian të sanksionojë naftën e Rusisë, në një përpjekje për të shkatërruar presidentin rus, Vladimir Putin.
Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë publikoi të dielën statistika që tregojnë se si konsumi i naftës, gazit dhe qymyrit të importuar nga Rusia kishte rënë ndjeshëm që nga pushtimi i Ukrainës.
Më poshtë janë disa prej statistikave:
Importet e naftës ruse kanë rënë nga rreth 35 në 12 për qind.
Importet e gazit rus kanë rënë nga 55 në rreth 35 për qind.
Importet e qymyrit rus kanë rënë nga 50 në rreth 8 për qind.
Ndryshe, Gjermania planifikon të heqë dorë nga gazi rus deri në vitin 2024 ndërsa nga nafta dhe qymyri shumë më shpejt. /Telegrafi/
Germany is reducing its energy dependence on Russia rapidly:
⬇️ Imports of Russian oil down from around 35% to 12%.
⬇️ Imports of Russian gas down from 55% to around 35%.
⬇️ Imports of Russian coal down from 50% to about 8%.
More (in German): https://t.co/LJYZQZAkcX
— Sebastian Fischer (@SFischer_EU) May 1, 2022