Site icon Telegrafi

Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

Në sfondin e ashpërsimit të konfliktit mes Rusisë e Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin u drejtohet gjermanëve të largohen nga Ukraina. Edhe vende të tjera u bëjnë thirrje për largim qytetarëve.

Nga njëra shtetet perëndimore vazhdojnë të kërkojnë rrugën diplomatike me Rusinë, nga ana tjetër po bëhen përgatitje, nëse situata shkallëzohet deri në shpërthim sulmesh. Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëroi të shtunën, se “tensionet me Rusisë dhe Ukrainës janë shtuar ndjeshëm në ditët e fundit para prezencës masive dhe lëvizjeve të trupave ruse. Nuk përjashtohet një përplasje ushtarake.”

“Nëse aktualisht ndodheni në Ukrainë, verifikoni nëse prania juaj është detyrimisht e domosdoshme aty. Nëse jo, largohuni pa vonesë”, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë të shtunën (12.02. Pas paralajmërimeve të mëparshme nga qeveria amerikane për sulm të mundshëm rus, SHBA, por edhe vende të tjera si Britania e Madhe, Danimarka, Letonia, Estonia u kanë drejtuar thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina. Edhe ambasada gjermane në Kiev do të mbetet e mbyllur. Konsulli i përgjithshëm gjerman në Dnipro do të kalojë në Lviv, zyrtarët gjermanë duhet të largohen nga vija e kontaktit mes trupave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Deri më tani MPJ kishte dhënë vetëm një paralajmërim udhëtimi për Ukrainën, raporton dw.

Të hënën është planifikuar një vizitë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz (SPD) në Ukrainë. Të martën Scholz për herë të parë viziton Rusinë si kancelar i Gjermanisë, ku do të takohet me presidentin Putin.

Të shtunën, presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti Putin pritet të bisedojnë sërish për konfliktin në Ukrainë. Telefonata tjetër e Putinit të shtunën zhvillohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Exit mobile version