Telegrafi

Gjermania do të përkrah ndalimin e importimit të naftës ruse

Dy ministra gjermanë kanë thënë se Gjermania do të bëjë një kthesë radikale sa i përket naftës ruse dhe se qeveria e tyre është e gatshme të mbështesë ndalimin e importeve nga Rusia.

Ministri i Financave, Chrstian Lindner dhe Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck thanë se vendi do të jetë në gjendje të përballojë mungesat e naftës dhe rritjen e çmimeve.

Gjermania ka hezituar të ndërpresë furnizimet me gazin rus, pavarësisht lëvizjeve të ngjashme nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, pasi ajo mbështetej shumë në naftën ruse, raporton skynews.

Duke folur në Bruksel, Habeck tha se Gjermania do të mbështesë ndalimin e importeve të naftës ruse në Bashkimin Evropian, edhe nëse kjo do të hyjë në fuqi menjëherë.

“Gjermania nuk është kundër ndalimit të importit të naftës në Rusi. Sigurisht që është një barrë e rëndë, por ne do të ishim të gatshëm ta bënim”, tha ai.

Gjatë fundjavës, dy diplomatë evropianë thanë se BE-ja po kërkonte gjithnjë e më shumë ndalimin e importit të naftës ruse deri në fund të vitit 2022. /Telegrafi/