Ministri gjerman i Ekonomisë ka paralajmëruar se vendi i tij që ka ekonominë më të fuqishme në Evropë – do të goditet paksa si rezultat i luftës në Ukrainë.
Robert Habeck tha për ZDF se “qytetarët gjermanë do të jenë më të varfër”, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka mundësi që kjo të përfundojë pa ndonjë kosto për shoqërinë gjermane. Besoj se jemi të gatshëm të paguajmë këtë çmim, që është i vogël krahasuar me vuajtjet që i janë shkaktuar Ukrainës”, shtoi ministri gjerman.
“Jemi në një pjesë të luftës, atë ekonomike dhe po e paguajmë çmimin e lartë, por që është i vogël krahasuar me çmimin që po e paguajnë ukrainasit. Ata po vdesin, janë zhvendosur e granatuar”, shtoi Habeck. /Telegrafi/