Telegrafi

Gjermania do të dërgojë helikopterë në Ukrainë – bëhet e ditur koha kur do të realizohet diçka e tillë

Helikopterët “Sea King” të premtuar nga Gjermania mund të mbërrijnë në Ukrainë në prill të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Arne Collatz, gjatë një konference të mërkurën, më 24 janar, sipas një korrespondenti të Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Sa i përket King Sea, unë mund të konfirmoj se ne kemi rënë dakord me Ukrainën për transferimin e gjashtë helikopterëve Sea King. Kjo do të jetë e mundur afërsisht nga prilli”, citohet të ketë thënë ai.

Ai vuri në dukje se kjo nuk do të zvogëlonte aftësinë luftarake të Bundeswehr-it, i cili planifikon të zëvendësojë gradualisht këtë lloj helikopteri me “Sea Lion”.

Ndërkohë, gjatë konsultimeve, pala ukrainase ka shfaqur interes për modelin “Sea King”.

Përveç vetë makinerive, Ukraina do të marrë gjithashtu pjesë këmbimi dhe gjëra të tjera, si do të përfitojë edhe trajnime. /Telegrafi/