Site icon Telegrafi

Gjermania pret që Britania e Madhe të largohet nga BE-ja pa marrëveshje

Qeveria gjermane pret që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, pa rënë dakord për marrëdhëniet e ardhshme, shkruan gazeta ‘Handelsblatt’, duke iu referuar një dokumenti nga Ministria e Financave të Gjermanisë.

E përditshmja gjermane thotë se Qeveria në Berlin beson se Brexit i parregulluar është “shumë i mundshëm”, duke marrë parasysh kërkesat e kryeministrit britanik Boris Johnson që kufiri me Irlandën të hiqet nga marrëveshja për daljen e Britanisë nga BE-ja.

BE nuk ka zgjidhje tjetër përveç të refuzojë kërkesën, sipas një dokumenti të Ministrisë së Financave të Gjermanisë, duke shtuar se nuk pret që Johnson të ndryshojë pozicionin e tij. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version