Site icon Telegrafi

Gjermania nuk e ndryshon vendimin, nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi

Zëdhënësi i qeverisë gjermane ka njoftuar se Gjermania i qëndron vendimit të saj, që të mos i ofroj Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi.

Zëdhënësi është pyetur nëse do të ketë ndryshim politikash, pas vendimit të SHBA-së që ta lejojë Ukrainën të përdorë armët me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar në territorin rus.

“Vendimi i kancelarit mbetet i pandryshuar”, shtoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, transmeton Telegrafi.

Gjermania është donantori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, por kancelari Olaf Scholz ka vendosur që të mos e pajisë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë veprimi Taurus.

Ndryshe lideri gjerman është ballafaquar me kritika pasi javën e kaluar realizoi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, lëvizje kjo që nga ukrainasit është cilësuar si “hapje e kutisë së Pandorës”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version