Site icon Telegrafi

Gjermania nëpërkëmb Lihtenshtajnin me nëntë gola

(Foto: Twitter/Germany)

Edhe pse duhej të ishte një ndeshje prestigji, Gjermania i është qasur me seriozitet takimit ndaj Lihteshtajnit duke triumfuar me rezultat 9-0.

Ilkay Gundogan e nisi serinë e golave (11’) në Volkswagen Arena duke realizuar nga penalltia, ndërsa epërsia u dyfishua me autogolin e Daniel Kaufmann (20’).

Leroy Sane shënoi golin e tretë (22’), derisa Marco Reus e vendosi rezultatin e pjesës së parë (23’).

Në fillim të fraksionit të dytë, Sane e realizoi edhe golin e dytë personal (49’), ndërsa nuk mund të mungonte goli i Thomas Muller (77’).

Një tjetër gol e shënoi Ridle Baku (80’), derisa Muller ishte përsëri aty me golin e dytë personal (87’), kurse autogoli i Max Goppel (89’) e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Gjermania është në krye të Grupit J me 25 pikë dhe ka kohë që e ka siguruar kualifikimin për ‘Katar 2022’ nga pozita e parë, derisa Lihtenshtajni mbetet në kuotën e një pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version