Kancelari gjerman, Olaf Scholz i tha parlamentit këtë mëngjes se kushdo që lavdëron Hamasin, vrasjet ose djeg flamujt izraelitë do të përballen me ndjekje penale.
I pari i shtetit gjerman konfirmoi se një grupi pro-palestinez i quajtur Samidoun do t’i ndalohet fusha e veprimit.
“Kjo është e kobshme, kjo është çnjerëzore”, tha ai në Bundestagut duke shtuar se “ne nuk do të qëndrojmë pranë përballë urrejtjes dhe nxitjes. Ne nuk tolerojmë antisemitizmin”.
Scholz njoftoi gjithashtu ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Hamasit në Gjermani, raporton skynews.
Tashmë është klasifikuar si një grup terrorist në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA dhe Hamasi nuk ka asnjë organizatë zyrtare në Gjermani – por kancelari tha se ndalimi do të përfshinte të gjitha shoqatat dhe aktivitetet.
Ndryshe, konflikti midis Izraelit dhe Hamasit është rindezur ditën e shtune pas një sulmi të papritur të palestinezëve në territoret izraelite. /Telegrafi/