Gjermania do të ndajë 381 milionë euro shtesë për ta ndihmuar popullin ukrainas.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila ka pohuar se kjo shumë do të jepet për këtë vit.
Paratë janë të destinuara për blerjen e tendave, gjeneratorëve të energjisë elektrike dhe të produkteve ushqimore.
Kryediplomatja shpjegoi se kjo shumë nuk është e mjaftueshme në afat të gjatë për të rindërtuar Ukrainën në një mënyrë të qëndrueshme.
“Ne po ndihmojmë Ukrainën të investojë në burime të rinovueshme dhe më efikase të energjisë”, tha ministrja gjermane.
Ndryshe, Gjermania është një ndër shtetet që më së shumti e ka ndihmuar Ukrainën gjatë kohës sa po vazhdon pushtimi rus, i cili ka nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/
#Germany announces new military aid package for #Ukraine
The aid package included: 2 MAN HX81 tractors and trailers, 2,000 155 mm ammunition. The delivery of a batch of an unspecified number of missiles for the Patriot air defense system has also been announced. pic.twitter.com/5H2EpwlHh2
— NEXTA (@nexta_tv) June 21, 2023