Telegrafi

Gjermania ndalon Hezbollahun: Hapi tjetër – lista terroriste e BE-së?

Parlamenti gjerman miratoi një rezolutë sot duke kërkuar ndalimin e veprimtarive të Hezbollah.

Rezoluta kërkon që grupi militant libanez të vendoset në listën e BE të grupeve terroriste.

Një zëdhënës i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike të Krishterë të Angela Merkel, Matthias Midelberg, tha që rezoluta u miratua në konsultim me koalicionin e Partisë Social Demokratike, por edhe me partitë opozitare, raporton AP.

“Është e papranueshme që Hezbollahu të drejtojë një fushatë terroriste kundër Izraelit në Lindjen e Mesme, të financuar përmes aktiviteteve të shumta kriminale. Ne i kërkojmë qeverisë të ndalojë të gjitha aktivitetet e Hezbollahut në Gjermani,” tha Midelberg.

Ai tha se dallimi midis aktiviteteve politike dhe ushtarake duhet të braktiset dhe Hezbollah duhet të vihet në listën e terrorit të BE-së në tërësi.

“Kjo mund të ngrijë pasuritë e Hezbollahut në Evropë,” tha ai.

Disa parti, të tilla si e majta, ishin kundër rezolutës pasi besojnë se mund të përkeqësonte marrëdhëniet me Libanin.

Britania e Madhe ndaloi Hezbollahun në mars dhe ambasadori i SHBA në Berlin Richard Grenell përshëndeti miratimin e tij.

Në Liban, Hezbollah është pjesë e njësisë speciale të qeverisë së kryeministrit Saad Hariri. /kp/Telegrafi/