Site icon Telegrafi

Gjermania ka pranuar rreth 123 mijë refugjatë nga Ukraina

Ndërsa rreth 123 mijë refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i agresionit rus në fund të muajit të kaluar.

Por, mungesa e kontrolleve kufitare në kufirin e vendit me Poloninë nga vijnë shumica e refugjatëve ukrainas mund të nënkuptojë se numri është dukshëm më i lartë, sipas Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, raporton cnn.

Gjermania po punon me aleatët e saj për të transportuar me ajër njerëzit që kanë ikur nga Ukraina, ndërsa vendet fqinje të Ukrainës luftojnë për të përballuar të gjithë ardhjet e reja nga vendi i goditur nga lufta, tha Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Baerbock u tha gazetarëve në Kishinau së bashku me homologun e saj moldav se Gjermania do të pranojë 2,500 refugjatë nga Ukraina që janë aktualisht në Moldavi.

Sipas të dhënave nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga sulmi rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version