Gjermania ka njoftuar se i ka dhuruar Ukrainës dy sisteme të tjera shumë të çmuara të mbrojtjes ajrore Patriot.
Sistemi i mbrojtjes tokë-ajër (ose SAM) është arma kryesore e këtij lloji e SHBA-së dhe shumë prej aleatëve të saj.
Paketa e sapo shpallur e ndihmës përfshin gjithashtu mjete lundruese me gjurmë Bandvagn 206, municion, dronë, mitralozë dhe çanta të ndihmës së parë.
Në muajin prill, gjermanët i dërguan forcave ukrainase Patriotin e parë ndërsa SHBA-ja ia ka siguruar një tjetër, raporton skynews.
Një raport në muajin maj sugjeroi se një nga sistemet e lakmuara në Kiev ishte dëmtuar nga sulmet ruse, duke i dhënë një goditje mbrojtësve në kryeqytet.
Një bateri e sapondërtuar kushton rreth një miliard euro – 364 milionë euro për vetë sistemin dhe 628 milionë euro për raketat gjurmuese. /Telegrafi/