Site icon Telegrafi

Gjermania fiton në fund dramën ndaj Holandës

Festa e lojtarëve gjermanë (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Gjermania e ka mposhtur Holandën me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, e cila u zhvillua në ‘Johan Cruyff Arena’ të Amsterdamit.

Zhvillohej minuta e 15-të e takimit kur Nico Schulz dërgoi një top në zonë për Leroy Sanen e pamarkuar, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Gjermanët shënuan dy herë në pjesën e parë (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Pas dy rasteve të Ryan Babel që i ndali Manuel Neuer, erdhi goli i dytë i mysafirëve. Serge Gnabry e mposhti portierin Jasper Cillessen pas një solo aksioni (34′).

Në pjesën e dytë, vendasit i ndryshuan gjërat. Memphis Depay dërgoi një harkim të bukur në zonë, të cilin e priti Matthijs de Ligt për ta mposhtur me kokë Neuerin (48′).

Holandezët u kthyen në gjysmën e dytë (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim erdhi edhe goli i barazimit për Tulipanët. Georginio Wijnaldum dhuroi një pasim të thjeshtë për Memphis Depay që e dërgoi në rrjetë (63′).

Por, kjo ndeshje ishte një tjetër dëshmi se gjermanët luajnë deri në fishkëllimën e fundit. Nico Schulz priti një asistim preciz nga Marco Reus dhe e shënoi golin e fitores në fund të ndeshjes (90′).

Për Gjermaninë kjo ishte ndeshja e parë dhe fitorja e parë, ashtu që ka arkëtuar tri pikë dhe mban vendin e dytë në grup pas Irlandës së Veriut që ka regjistruar dy fitore. Holanda ka po ashtu tri pikë nga fitorja e arritur kundër Bjellorusisë me rezultat 4-0. /Telegrafi/

https://twitter.com/Soccerz1991/status/1109909269447626758

https://twitter.com/den_1886/status/1109915401805275137

https://twitter.com/ttsoccer_/status/1109921526965567488

https://twitter.com/goal26174756/status/1109928036642766848

https://twitter.com/SpectreGoal/status/1109931257113264130

Exit mobile version