Site icon Telegrafi

Gjermania e gatshme të dërgojë armë kundërajrore në Ukrainë

Në mesin e vendeve që pritet të bëjnë publike rritjen e përkrahjes ushtarake për Ukrainën gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së, është edhe Gjermania.

Siç raporton BBC, qeveria gjermane pritet të dërgojë armë kundërajrore në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

E një prej këtyre armëve është Gepardi, që ka dy topa dhe përdoret nga ushtria gjermane që nga vitet e 70-ta, dhe vendoset zakonisht në shasinë e tankut gjerman Leopard.

Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara besojnë se Ukraina mund ta fitojë luftën

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, pritet të zbulojë detaje gjatë takimit të ministrave perëndimorë të Mbrojtjes në bazën ajrore amerikan Ramstein në Gjermani.

Megjithatë nuk dihet sesa prej këtyre armëve të rënda gjermane do të dërgohen në Ukrainë.

Ndërkaq ky shtet evropian është kritikuar ashpër për vonesë në furnizim me armë në Ukrainë, për dallim nga SHBA dhe Britania që vazhdimisht po e furnizojnë me armë të ndryshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version