Një ngarkesë prej 1500 raketash anti-ajrore Strela dhe 100 mitraloza MG3 kanë arritur në Ukrainë nga Gjermania, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve, bazuar në informacionin e zyrtarëve të qeverisë ukrainase.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha të mërkurën se dërgesat e mëtejshme të raketave Strela kishin për qëllim Ukrainën pas një vonese në dorëzim.
Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që Gjermania të ndryshojë politikën e saj historike për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit.
“Ne jemi një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në këtë situatë, kjo nuk na bën krenarë, por kjo është ajo që duhet të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën”, tha Baerbock.
Ndryshe, raketat Strela ishin shfrytëzuar dikur nga ushtria e Gjermanisë Lindore, të cilat ishin prodhuar në ish-Bashkimin Sovjetik. /Telegrafi/
⚡️A shipment of 1,500 “Strela” anti-aircraft missiles and 100 MG3 machine guns from Germany arrived in Ukraine on March 25, according to the German Press Agency, citing the Ukrainian government.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 26, 2022