Site icon Telegrafi

Gjermani i parë që i bashkohet kampionatit kinez

Milionat e Kinës po bindin gjithnjë e më shumë yjet e futbollit të transferohet në elitën kampionatin kinez.

Ylli më i ri në Superligën e Kinës pritet të jetë sulmuesi gjerman, Lukas Podolski.

Mediat gjermane dhe ato turke kanë shkruar se Galatasaray është afër ta pranoi ofertën e Beijing Guoan për transferimin e Podolskit.

Beijing ka ofruar 10 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësorë në kampionatin kinez.

“Jemi në fazën përfundimtare të transferimit të Podolskit në Kinë. Ky transferim pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave”, ka thënë anëtari i bordit të Galatasaray, Levent Nazifoglu.

31-vjeçari pritet të bëhet futbollisti i parë gjerman që do të jetë pjesë e kampionatit kinez. /Telegrafi/

Exit mobile version