Të jesh pjesë e familjes mbretërore është vërtet privilegj i madh, por ka edhe të metat e veta.
Princi Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë të shtunën në Kështjellën Wisdor.
Përkundër shumë kritikave adresuar Meghanit që në fillimin e lidhjes me Harryn, ish-aktorja ia arriti që të martohet me personin e zemrës, dhe tani ka fituar titullin dukeshës.
E përderisa e gëzon këtë titull, ajo ka disa gjëra të cilat tani e tutje i ndalohet t’i bëjë, teksa gëzon prestigjin e këtij titulli.
Më poshtë mund t’i gjeni gjërat që tash e tutje Meghan i ka të ndaluara t’i bëjë:
-
Të bëjë ‘selfie’
-
Të shkojë e vetme për të bërë blerje.
-
Të ketë llogari personale në rrjete sociale.
-
Të votojë në zgjedhjet britanike.
-
T’i lyejë gishtat me ngjyra të forta.
-
Të japë autografë.
-
Të shkojë të flejë para mbretëreshës.
-
Të veshë rroba të shkurtra nga ato që kishte fiksim.
-
T’i nxjerrë këmbët zhveshur.
-
Të vazhdojë karrierën si aktore.
-
Të ulet këmbë mbi këmbë. /Telegrafi/