Site icon Telegrafi

“Gjërat nuk shkuan siç i kisha planifikuar” – Ylli i Arsenalit e pranon se kaloi një sezon zhgënjyes me Topçinjtë

Një tjetër sezon ka kaluar dhe Arsenali e ka mbyllur pa trofe, përkundër se ishin në garë për ta fituar Ligën Premier deri në xhiron e fundit.

Në fund londinezët e mbyllën në pozitën e dytë 89 pikë, dy më pak se Manchester City që u shpall kampion i Anglisë.

Një nga zhgënjimet e Arsenalit këtë edicion ka qenë padyshim sulmuesi brazilian Gabriel Jesus, i cili nuk e tregoi formën e sezonit të kaluar.

Jesus ka shënuar vetëm katër gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 27 ndeshje në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Nuk është në planet e Artetas, Arsenali i cakton një çmim të lartë largimi Gabriel Jesusit

Ai e ka pranuar se ka pasur një sezon zhgënjyes, derisa ka thënë se vitin tjetër do të jenë sërish aty për të luftuar.

“Nuk është sezoni më i mirë për mua personalisht, gjërat nuk shkuan siç kisha planifikuar, por nuk mund të jem më krenar për ekipin ku jam pjesë”, shkroi Gabriel Jesus.

Lexo po ashtu Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

“Ky grup është i mahnitshëm dhe ne po e tregojmë atë sezon pas sezoni. Tani është koha për të pushuar dhe për t’u përgatitur për të qenë më të shëndetshëm sezonin e ardhshëm. Ne do të kthehemi më të fortë dhe të gatshëm për të”, ka thënë sulmuesi brazilian.

Megjithatë e ardhmja e tij te skuadra londineze nuk është e sigurt, pasi lojtari rrezikon të shitet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version