Telegrafi

Gjeorgjia kërkon arrestimin e ish-presidentit Sakashvili

Gjeorgjia i kërkoi Kievit arrestimin dhe ekstradimin e ish-presidentit gjeorgjian, Mihal Sakashvili, i cili së fundi ka humbur shtetësinë e tij ukrainase, por i cili tentoi të hynte në Ukrainë të dielën, njoftuan sot autoritetet ukrainase.

“Ukraina ka marrë një kërkesë për arrestimin dhe ekstradimin e Mihail Sakashvilit”, deklaroi zëvendësministri ukrainas i Drejtësisë, Serhi Petuhov.

“Prokuroria e Përgjithshme gjeorgjiane dha garanci për Kievin për moskryerjen e persekutimeve politike kundër Sakashvilit”, theksoi Petuhov.

Mihail Sakashvili kërkohet nga drejtësia e vendit të tij për abuzime me pushtetitn, një akuzë që ai e cilëson të motivuar nga interesat politike.

Reformator karizmatik, ardhur në pushtet në vitin 2003, Sakashvili ka drejtuar Gjeorgjinë për një dekadë, ku ai është kritikuar për stilin e tij autoritar dhe kryesisht për luftën shkatërruese me Rusinë në vitin 2008.

Pas largimit nga vendi i tij, Saakashvili, 49 vjeç, shkoi në Ukrainë, vend ku mori kombësine dhe ku u emëruar në maj 2015 guvernator i rajonit të Odessas.

Ai dha dorëheqjen nga ky post në nëntor 2016 duke akuzuar presidentin Petro Poroshenko për grabitje të ukrainasve. Ky i fundit i hoqi në korrik 2017 kombësinë ukrainase, duke e lënë pa shtetësi pasi Sakashvili kishte humbur tashmë kombësinë gjeorgjiane.