Toni Kroos është cilësuar si një gjeni i futbollit pasi udhëzimi apo këshilla e tij solli golin që i siguroi Real Madridit kalimin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Evropës barazuan 1-1 kundër Shakhtar Donetsk, me Antonio Rudiger që shënoi golin e barazimit në minutat shtesë të takimit.
Por, megjithëse Rudiger ishte i guximshëm si kurrë më parë, duke përfunduar edhe i gjakosur pas golit, Kroos ishte njeriu që orkestroi golin e barazimit.
Në minutat shtesë, Reali ishte në zotërim të topit në mesin e fushës dhe topi ishte te këmbët e mesfushorit gjerman.
Nën presionin e vogël nga Shakhtar, Kroos tundi duart lart në një përpjekje për ta këshilluar dhe bërë Rudigerin të bashkohej me sulmin.
Reprezentuesi gjerman dëgjoi udhëzimin e bashkëkombësit të tij duke ia dhënë një ndihmë në sulm kapitenit Karim Benzema, por edhe të tjerëve.
Kroos më pas jepi një kros të shkëlqyer drejt në kokën e ish-lojtarit të Chelseat, goditja me kokë e të cilit fillimisht përfundoi jashtë, ndërsa një aksion më vonë përfundoi në rrjetë.
Ky moment ka bërë që Kroos të cilësohet si gjeni i futbollit nga shumë tifozë, të cilët kanë pushtuar rrjetet sociale me lëvdata drejt gjermanit. /Telegrafi/
Kroos the Quarterback
Rudiger the wide receiverpic.twitter.com/A1Y9XzoNlp— Yassine 🥷🏿 (@YassineFutbol) October 11, 2022
That Kroos assist to Rudiger 🤯🧠 IQ 1000 pic.twitter.com/CynkXVwhk1
— TK8 🎩👑 (@KroosHardPics) October 12, 2022
Toni Kroos told Rudiger to move forward he came close to scoring the first time, and scored the second time.
"He is just a side pass merchant "🤡People will start appreciating Toni once he retires! pic.twitter.com/XYQxrsgwlo
— Chriseyyy (@cris_rmfc) October 12, 2022