Telegrafi

Gjenerali i ushtrisë amerikane: Tërheqja nga Khersoni ‘mund të zgjasë me javë’

Rreth 20 mijë deri në 30 mijë trupa mendohet se janë të grumbulluar në Kherson – kështu që mund të duhet pak kohë për t’i larguar nga aty.

Oficeri më i lartë ushtarak i Amerikës ka thënë se mund të duhen edhe javë për një tërheqje të plotë të Rusisë nga qyteti, transmeton Telegrafi.

“Nuk do t’ju duhen atyre një ose dy ditë, do t’ju duhen ditë dhe ndoshta edhe javë për t’i tërhequr ato forca në jug të atij lumi”, tha gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley.

Zyrtarët ukrainas dhe disa komentues kanë shprehur dyshime nëse Moska po tërhiqet vërtet, por gjenerali Milley tha: “Treguesit fillestarë janë se ata në fakt po e bëjnë këtë. Ata bënë njoftimin publik se po e bëjnë këtë.

“Unë besoj se ata po e bëjnë këtë për të ruajtur forcën e tyre për të rivendosur linjat mbrojtëse në jug të lumit [Dnipro], por kjo mbetet për t’u parë”.

Oficeri ushtarak sugjeroi se vendimi i madh mund të paraqesë një mundësi për paqe, nëse Rusia dhe Ukraina janë të gatshme të ulen në tryezën e bisedimeve.

Gjenerali Milley tha se Rusia mund të përdorë tërheqjen për të rivendosur trupat e saj për një ofensivë pranverore, por “ekziston gjithashtu një mundësi këtu, një dritare mundësie për negociata”. /Telegrafi/