Një gjeneral i lartë ukrainas së fundmi ka njoftuar se trupat ushtarake ukrainase janë kthyer nga tre fshatra në lindje të vendit.
Tani, Oleksandr Syrskyi, shefi i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka njoftuar rreth situatës në terren.
Syrskyi tha se rajoni i Donetskut në lindje mbetet një nga zonat më të nxehta të vijës së frontit ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj.
Ai e përshkroi situatën në qytetet lindore të Pokrovsk dhe Kurakhove si “më e vështira deri tani”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Thuhet se ushtria ruse po përdor deri në katër brigada me nga 8 mijë deri në 32 mijë ushtarë për të kryer operacione në drejtim të të dy qyteteve që shtrihen në perëndim të Avdiivka.
“Situata po ndryshon dinamikisht në vijën e parë të frontit”, tha gjenerali.
Ndërkohë, Syrskyi tha se situata vazhdon të mbetet “intensive” edhe në jug ku Rusia po përpiqet të depërtojë në fshatin Krynky të Kherson.
Gjithashtu, ushtria ruse thuhet se për qëllim ka edhe pushtimin e fshatrave Robotyne dhe Verbove në Zaporizhzhia. /Telegrafi/