Gjeneralmajori ukrainas, Kyrylo Budanov shprehu besimin se forcat që drejton së shpejti do ta rikthejnë nën kontrollin e tyre Krimenë.
Në të njëjtën kohë, Budanov deklaroi se nuk sheh ndonjë kërcënim nga Bjellorusia.
Gjithashtu pohoi se “vendosja e mercenarëve të Wagnerit në Bjellorusi nuk i tremb aspak forcat e mbrojtjes ukrainase”.
Sipas kreut të shërbimit inteligjent ukrainas, nuk ka rritje sasiore të rezervave të trupave pushtuese ruse.
Numri i tyre ka mbetur i njëjtë, por përpjekjet e vazhdueshme mobilizuese lejojnë Rusinë të zëvendësojë humbjet e personelit.
Ndryshe, Rusia ka aneksuar Krimenë gjatë pushtimit të vitit 2014 ndërsa së fundi ukrainasit kanë bombarduar urën që lidh këtë ishull me Rusinë. /Telegrafi/