Një gjeneral rus sipas të gjitha gjasave ishte vrarë nga ushtarët ukrainas. Bëhet fjalë për gjeneralin Kanamat Botashev, i cili humbi jetën kur aeroplani të cilin po e pilotonte u rrëzua nga ushtarët ukrainas.
63-vjeçari ishte piloti me gradën më të lartë që humbi jetën në luftën në Ukrainë. Siç raporton BBC, Rusia kishte raportuar se Botashev ishte pensionuar më herët, dhe se nuk kishte fluturuar me ndonjë aeroplan luftarak për më shumë se dhjetë vite.
Megjithatë nuk dihet pse ishte rikthyer në kabinën e pilotit të fluturakes ruse Su-25, që konsiderohet për rusët si një prej aeroplanëve të tyre më të sofistikuar, por që ukrainasve nuk iu desh shumë mund ta rrëzojnë.
Madje sipas zyrtarëve ukrainas, aeroplani luftarak u rrëzua si dhe fotografitë e copëzave të tij u publikuan në rrjetet sociale. /Telegrafi/