Telegrafi

Gjenerali rus: Fola për problemet në front, më pushuan brenda një dite

Një gjeneral rus tha se u hoq nga posti i tij si komandant, pasi fajësoi udhëheqjen ushtarake për situatën e rëndë në front në Ukrainë, ku theksoi se ushtarët rusë u “ngulur thika pas shpine” për shkak të një dështimi nga udhëheqja ushtarake.

Gjeneralmajor Ivan Popov, i cili komandonte ushtrinë ruse, tha në një audio mesazh të lëshuar nga ligjvënësi rus Andrei Gurulyov, se ai ishte hequr nga posti i komandantit, transmeton Telegrafi.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar ende për rastin dhe Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e audio mesazhit zanor. Zëvendësi i Gurulyov është një ish-komandant ushtarak që shfaqet rregullisht në televizionin shtetëror.

Lexo po ashtu Pjesëtarët e Wagnerit kanë filluar me dorëzimin e armëve te ministria e Mbrojtjes – bëhet fjalë për tanke, raketa e shumë municion

“Ishte një situatë e vështirë me autoritetet në të cilën duhej ose të heshtësh dhe të bëhesh frikacak ose të tregoje si janë gjërat”, tha Popov.

“Nuk kisha të drejtë të gënjej në emrin tuaj, në emër të shokëve të mi të rënë, ndaj i paraqita të gjitha problemet që ekzistojnë”, ka deklaruar ai.

Gjenerali rus tha se numri i ushtarëve rusë të vrarë nga artileria ukrainase është rritur, dhe se ushtrisë i mungon sistemi i duhur i mbrojtjes kundër artilerisë dhe sistemi i zbulimit.

Lexo po ashtu Iu refuzua kërkesa për anëtarësim në NATO - këto janë pesë angazhimet që mori aleanca për Ukrainën

“Udhëheqësit e lartë padyshim u ndjenë të kërcënuar dhe shpejt morën urdhër nga Ministri i Mbrojtjes brenda një dite dhe më hoqën qafe”, tha gjenerali.

“Ushtria ukrainase nuk mundi të depërtonte në radhët tona nga fronti në front, por komandanti ynë i lartë na goditi nga pas, duke i prerë mizorisht kokat e ushtrisë në momentin më të vështirë dhe më të kërkuar”, tha gjenerali i rrëzuar Popov. /Telegrafi/