Telegrafi

Gjenerali kryesor ukrainas viziton vijën e frontit pranë Bakhmutit

Ushtria ukrainase nuk e kontrollon pjesën më të madhe të qytetit lindor të Bakhmut, pranoi të dielën një gjeneral i lartë, por njësitë e saj po mbajnë pozicionet përreth qytetit.

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha se kishte vizituar pozicionet e vijës së parë pranë qytetit lindor të rrethuar të Bakhmut.

Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi falënderoi trupat që mbronin zonën.

Në një postim në Telegram ai tha gjithashtu se forcat ukrainase po vazhdonin avancimin e tyre përgjatë krahëve të qytetit të shkatërruar, raporton skynews.

“Kjo do të na lejojë të kontrollojmë të gjitha ndërtesat e larta të pushtuara nga armiku dhe t’i shkatërrojmë gradualisht”, tha ai.

Lexo po ashtu Gjenerali ukrainas: Kontrollojmë një pjesë të vogël të Bahmutit, por kjo do të mjaftojë më vonë

“Ne po vazhdojmë mbrojtjen tonë. Situata është e vështirë, por nën kontroll”, vazhdoi Syrskyi.

Ndryshe, shefi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, pohoi të shtunën se forcat që drejton kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit, e cila gjë u mohua sot nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/