Site icon Telegrafi

Gjenerali Houthi pretendon se ‘beteja e madhe ka shpërthyer’ në Detin e Kuq

Një gjeneral Houthi ka pohuar pa dhënë prova se luftanijet amerikane dhe britanike janë goditur në Detin e Kuq.

Gjeneralmajor Abdul Salam Jahaf tha se një “betejë e madhe ka shpërthyer” në ujëra në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Por një orë pas deklaratës së tij, të postuar në X, Reuters raportoi se nuk kishte ndodhur asnjë veprim hakmarrës.

Lexo po ashtu Kush janë Houthi-t?

Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve se ata “nuk do të habiteshin të shihnin një lloj përgjigjeje”.

Pas sulmeve, gjeneralmajor Salam Jahaf tha: “Barbarisë amerikane, britanike dhe izraelite i është dhënë një përgjigje dhe tani një betejë e madhe ka shpërthyer në Detin e Kuq”.

“Është e sigurt se një numër i luftanijeve amerikane dhe britanike janë goditur”.

Megjithatë, Sky News thotë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte. /Telegrafi/

Exit mobile version