Një gjeneral-major i FSB-së ruse është plagosur rëndë, në një shpërthim që ndodhi në shtëpinë e tij në Luhansk të Ukrainës.
Yuri Afanasevskii, 64-vjeç, dhe i biri i tij janë në gjendje kritike në spital, transmeton Telegrafi.
Lënda shpërthyese ishte montuar në telefonin e tij të mençur, që i ishte dorëzuar duke mos e ditur se çfarë kishte brenda tij.
Organet ruse të sigurisë fajësojnë inteligjencën ukrainase (SBU) për sulmi në rajonin ukrainas të pushtuar nga rusët.
Afanasevskii ishte në kryer të doganës në rajonin e Luhanskut që forcat e Vladimir Putinit e aneksuan në vitin 2014, dhe që vitin e kaluar tentuan t’ia bashkëngjisin Rusisë.
Ai ishte sanksionuar nga Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Zvicra dhe Japonia.
Në anën tjetër është bërë e ditur se një grua është arrestuar dhe po hetohet për tentimvrasje, dhe dorëzimin e telefonit me lëndë shpërthyese. /Telegrafi/